Numërohen mbi 99 për qind të votave, ky është rezultati

792

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar rezultatin e mbi 99 për qind të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në ueb faqen zyrtare është duke procesuar numërimin e votave.

Në bazë të këtyre të dhënave deri më tani janë publikuar rezultatet e votave të 2 mijë e 526  vendvotimeve nga 2 mijë e 547 sa janë gjithsej në Kosovë apo 99.18 për qind të votave, shkruan lajmi.net.

Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 202 mijë e 116 vota  apo 25.54 për qind, më pas Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e dyta që ka arritur të mbledh 196 mijë e 359 vota apo 24.81 për qind dhe e treta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka 167 mijë e 859 vota apo 21.21 për qind.

Theksojmë se akoma nuk janë numëruar votat me kusht, postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

KËTU mund t’i shikoni të gjitha publikimet e votave që i përditëson KQZ-ja. /Lajmi.net/

 

Comments