Numërohen të gjitha vendvotimet, Suat Shaqiri kryetar i Çashkës

83
fresco

Janë numëruar të gjitha vendvotimet në komunën e Çashkës dhe sipas rezultatit përfundimtar të publikuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, mësohet se Suat Shaqiri i AKI-së do të jetë kryetar i Çashkës.

Shaqiri ka fituar 50.75% apo gjithsej 2322 vota, duke lënë pas kandidatin e LSDM-së Goran Stojanovskin me 24.26% deh Dejan Andonovskin e VMRO-DPMNE-së me 23.29%.

Për këtë rezultat para pak minutash është deklaruar dhe Shaqiri.

“Meqë edhe zyrtarisht u shpallën rezultatet, ndjej për obligim të falënderoj të gjithë banorët e Komunës së Çashkës me të cilën nga nesër do të hapim një faqe të re dhe do të udhëheqim me dinjitet.
Faleminderim i veçantë shkon për mërgatën. Ardhja dhe votimi i tyre na obligon që t’i përvishemi punës dhe të punojmë me përkushtim për këtë popull.
Besimin e qytetarëve dhe të mërgimtarëve nuk do ta keqpërdorim.
Do të punojmë për të gjithë, pa dallim, dhe do të dëshmojmë se edhe ne kemi kapacitet të udhëheqim me përgjegjësi dhe vizion”, shkruan Shaqiri.

Kjo është hera e parë që Çashka do të udhëhiqet nga shqiptarët./TV21

Comments