Nusja e Muçiqve tregon linjat në të kuqe [Foto]
Egzona duket bukur Bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur, Albatrit Muçiqit, Egzona është një nga emrat më të komentuar në mediat rozë. Si në paraqitje me burrin ose me prindërit e tij, ashtu edhe vetëm, bashkëshortja e Albatritit komentohet për pamjen e saj.
Albatriti dhe Egzona për ndjekësit e tyre të shumtë janë aktiv në rrjete sociale, në të cilat po publikojnë fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tyre.
E kur jemi te këto të fundit, disa minuta më parë nusja e familjes së Nystret dhe Merita Muçiqit ka hedhur në instastory një imazh, përmes së cilës ka treguar linjat e saj.
Me flokë të lidhura dhe e veshur e tëra në të kuqe, bashkëshortja e Albatritit thjesht duket për mrekulli në imazhin e fundit. Ndryshe, Albatrit Muçiqi është i martuar me Egzonën dhe së bashku kanë vajzën Amelian, e cila tashmë ka 1 vjet./21Media
