Nxënës nga Maqedonia fitojnë medalje në gara ndërkombëtare (Video)



Po bëjnë eksperimente në shkencën e fizikës. Profesorët e tyre po thonë se në këto kushte, nuk ushtrohet fizika. Për më tepër profesionistët e fushës po ankohen se shkencëtarët e ardhshëm po përballen me mungesën e kushteve të mirëfillta për studimin e shkencave ekzakte.
Boce Mitrevski, i cili ligjëron në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore, flet për hallet që ka fusha e tij e veprimit
“Pajisjet e nevojshme në shkolla nuk janë të mjaftueshme. Rrallë diku që ka kabinet për fizikë që të mund të përgatiten nxënësit. Përgatitjet i bëjmë në fakultetin e shkencave natyrore, mirëpo nuk mund të themi se edhe këtu janë mjetet e nevojshme që do të na ndihmonin”, thotë ai.
“Pjesa e eksperimenteve këtë vit nuk është përbërë prej pajisjeve më të ndërlikuara, mirëpo eksperimentet u menduan dhe realizuan shumë mirë. Shpresoj që shumë shpejt të rinjtë e Maqedonisë do t’ia dalin të kenë më shumë sukses në këtë fushë. Dhe për këtë është e nevojshme punë e palodhshme dhe mund”, u shpreh Dejan Maksimovski.
I aftë në shkencë është edhe vëllai i tij, Vladimir Maksimovski, i cili në Olimpiadën e Informatikës në Rusi, fitoi vendin e tretë në botë. Por sfidat që kaloi deri te suksesi, thotë se nuk janë të pakta.
“Janë 3 deri në 5 detyra, dhe aty të tregojnë ndonjë rregull që duhet të dekodohet me algoritëm apo kod, në këtë rast ai është programi C++, Java ose Pascal”, shprehet ai, për Tv21.
“Kina zgjedh 4 përfaqësues nga 2 miliard njerëz, ndërsa Maqedonia nga 2 milion. Që do të thotë edhe ne duhet të punojmë dhe t’i përgatisim mirë, por më së shumti varet prej tyre që edhe ata të punojnë shumë”, thotë ai.
Kjo është hera e dytë që Maqedonia në një kampionat ndërkombëtar të fizikës fiton medaljen e bronztë. Ndërsa nga garat në informatikë, në dekadën e fundit, Maqedonia grumbulloi gjithsej 35 medalje.