Ohër/ S’ka rrymë në konviktin “Nikolla Karev”, studentët kthehen në shtëpi

160

“Për të dytën ditë, 117 studentë që janë të akomoduar në Konviktin Shtetëror të Studentëve Nikola Karev në Ohër, marrin vetëm ushqim të thatë për ushqim, dhe dhomat ku janë të akomoduar janë të ftohta, sepse energjia elektrike në konviktin e studentëve është ndërprerë”, raporton gazetari i Alsat, Miki Trajkovski.

Në mungesë së rrymës, disa nga studentët u larguan për në shtëpi. Thonë se kjo është turp për autoritetet.

“Dje ishim një grup i madh i mbledhur, ishim ulur në një vend duke u ngrohur, sepse nuk kishte zgjidhje tjetër. Ky është turp, sepse çdo vit ka gjithnjë e pak studentë në fakultete, dhe gjithashtu në konviktin e studentëve”, tha Bllagojçe Sugareski- kryetar i studentëve.

“Është shumë ftohtë këto dy ditët e fundit, nuk kemi energji elektrike. Kemi shkuar në kafene për të karikuar telefonat. Dhe kemi ngrirë, nuk ka as ushqim, nuk ka ujë të ngrohtë, asgjë. Duket sikur do të shkojmë të gjithë në shtëpi, sepse nuk ka asnjë mënyrë për të ia dalë”, u shpreh një studente.

“Që nga dje nuk ka pasur energji elektrike, nuk ka ngrohje, nuk ka ushqim. Nuk rrimë në konviktet e studentëve, dalim, sepse nuk shkon kështu. Kjo është turp”, tha një studente.

Drejtori i konviktit Zharko Kucinoski kërkon ndihmën e Qeverisë për të zgjidhur problemin.

“Nga Ministria e Arsimit, Konvikti merr 620 mijë denarë, nga të cilët 160 mijë janë nga pagesa e studentëve. Këto para nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar pagat e punonjësve ose shpenzimet e përgjithshme, e lëre më për ushqimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të konviktit studentor”, tha Zharko Kucinoski, Drejtor i Kovnviktit.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, tha se katër konvikte studentore janë në gjendje të palakmueshme me borxhe të mëdha, të cilat ishin rezultat i punës joekonomike të menaxherëve të mëparshëm. Ajo tha se problemi me konviktin në Ohër do të zgjidhet gjatë ditës.

Comments