OJQ-të protestojnë kundër ndotjes së ajrit, 250 kërkesa për Qeverinë

686

Në marshin e organizuar nga më shumë organizata joqeveritare nga mbarë vendi, qytetarët kërkojnë ajër më të pastër. Ato kanë rreth 250 kërkesa, ndërsa kryesorja është zgjidhja e problemit dekadësh me Ohisin. Marshi ishte masovik dhe filloi nga Ministria e ambientit jetësor, kaloi pranë Kuvendit dhe deri tek pallati i Qeverisë. Paraprakisht nga Qeveria ndanë shqetësimin për ndotjen e ajrit dhe premtuan se me vëmendje do i dëgjojnë dhe do i pranojnë të gjitha vërejtjet. Organizatat civile i ftuan për takim për ditën e hënë.

Mendoj se është ditë historike pasi qytetarët duan ta thonë fjalën e tyre. Luftojmë sepse institucionet nuk i zgjidhin problemet e qytetarëve. Kemi 12 pika të ndjeshme në Maqedoni që janë nga sistemi i mëparshëm. Në katër kilometra nga Shkupi e kemi Ohisin që është problem i pazgjidhur tridhjetëvjeçarë dhe që është si një lloj bombe atomike për Shkupin. Shohim se protestojnë të punësuarit në Ohis, por askush nuk i merr në konsideratë edhe pse atje mund të shkaktohet dëm shumë i madh për të gjithë qytetarët e Maqedonisë- tha Vladimir Kunoski, Fridays for future.

Comments