OKB-ja paralajmëron: 14,000 foshnje mund të vdesin në Gaza në 48-orët e ardhshme

54
fresco

Shefi humanitar i OKB-së, Tom Fletcher, ka folur në programin Today’s të Radio 4 të BBC-së për sasinë e mjerueshme të ndihmave që Izraeli po jep në Gaza.

Presioni ndërkombëtar mbi zinë e urisë e detyroi Benjamin Netanyahun të shpallte të dielën mbrëma lehtësimin e masave bllokuese 11-javore të ndihmave ushqimore për të parandaluar një “zi të urisë” në Gaza – por vetëm në një nivel minimal.

Fletcher tha se pesë kamionë me ndihma shkuan në Gaza dje, por e përshkroi këtë si një “pikë në oqean” dhe krejtësisht të pamjaftueshme për nevojat e popullsisë, shkruan The Guardian.

midle

Ai tha se kamionët e ndihmave, të cilat përmbajnë ushqim për fëmijë, ndodhen teknikisht në Gaza por nuk kanë arritur ende te civilët.

Fletcher tha se 14,000 foshnje mund të vdesin në 48 orët e ardhshme nëse ndihma nuk u arrin në kohë.

“Dua të shpëtojmë sa më shumë që mundemi nga këto 14,000 foshnje në 48 orët e ardhshme”, tha ai për BBC.

I pyetur se si arriti OKB-ja në këtë shifër, ai u përgjigj: “Ne kemi ekipe të mëdha në terren – dhe natyrisht shumë prej tyre janë vrarë… – ata janë në qendrat mjekësore, janë në shkolla… duke u përpjekur të vlerësojnë nevojat.”

Comments