OKB në mbrojtje të shtetasit rus: Kosova nuk mund ta shpallë ‘persona non-grata’

564
fresco

Sot, ish-punonjësi i UNMIK-ut në Kosovë, shtetar rus, Mikhail Krasnoshchekov i arrestuar në aksionin e Policisë së Kosovës në veri është shpallur ‘persona non-grata’ me ç’rast edhe i ndalohet hyrja në Kosovë.

midle

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara Farhan Haq ka deklaruar se organizata e përkrah imunitetin e personit non-grata të deklaruar në Kosovë i cili është shtetas i Rusisë, shkruan Sputnik, përcjell lajmi.net.

Haq tha se nocioni i ‘persona non-grata’ nuk mund të zbatohet për stafin e OKB-së.

“Doktrina e persona non-grata nuk mund të zbatohet në raport me personelin e OKB-së. Ne qëndrojmë prapa imunitetit të personelit tonë që është ne detyrë dhe ne e kemi bërë edhe në këtë rast”, u tha Haq gazetarëve.

Ministria e Jashtme ruse gjithashtu ka reaguar  duke thënë se kjo është një politikë që në mënyrë të padiskutueshme synon të përkeqësojë marrëdhëniet ndëretnike.

“Ne i konsiderojmë veprimet e autoriteteve të Kosovës si vazhdimësi e vijës së ashpër për përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike atje dhe përçmimin e normave ndërkombëtare të komunikimit diplomatik”, tha ministria e jashtme ruse.

“Rusia do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, për të mbrojtur qytetarin e saj në përpuhje me ligjin ndërkombëtar dhe legjislacionin kombëtar”, theksoi ministria.

Të martën policia e Kosovës filloi një operacion të gjerë nëpër shumë qytete të Kosovës për luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar në nivel vendi e me këtë rast u arrestua edhe shtetasi rus, ish-punonjës i UNMIK-ut në Kosovë e që është raportuar të ketë punuar për inteligjencën ruse.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe ambasadori rus në Serbi Aleksandër Chepurin të premten e vizituan Mikhail Krasnoshchekov në një spital në Beograd.

Gjithashtu, ambasadori rus në Serbi, Chepurin e ka siguruar Krasnoshchekov se do të kujdeset për të. /Lajmi.net/

Comments