Operacioni në QKUK i mundëson që të ecë pas katër vjetëve

Rritja e sheqerit dhe yndyrës në gjak bëri që 46 vjeçari, Bajram Rama për katër vite të mos të mund të ecte, pasi ato dërguan deri në mbylljen e aortës abdominale dhe arterieve të pelvikut dhe këmbëve.
Që nga viti 2010, ai kërkoi shërim derë më derë, por asnjëherë nuk kishte gjetur deri kur iu nënshtrua operacionit me rrezikshmëri të madhe në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, ku për këtë u bë intervenim i hapur, duke kombinuar metodën e hapur dhe metodën e mbyllur.
Megjithëkëtë, është bërë largimi i trombëve nga aorta abdominale dhe arterieve e të pelvikut, dhe të këmbës.
Pacienti Bajram Rama, pas operacionit filloi të ecte, por ai nuk mund t’i besonte vetës, duke u shprehur se tani ka rilindur.
“Kam qenë komplet i bllokuar nga këmbët e të poshtë, nuk më ka funksionuar asgjë. E tash jam mirë shumë, sikur me ja nis për së dyti herë me ecë. Kam kërkuar më herët shërim por nuk kam gjet, deri tash në këtë klinikë”, ka thwnw Rama për KosovaPress.
Ai tregoi për nënshtrimin e operacionit, por edhe si jetoi kohën kur nuk mund të lëvizte më shumë se 20 metra.
“E kam kryer një operacion goxha të madh, aortën abdominale. Që katër vite nuk kam mundur të ec hiç, e sidomos në vitin e fundit as 20 metra nuk kam mundur të ec. Tash doktori Bekim Ademi më ka bërë operacion këtu në klinikën vaskulare, jam mirë shumë, me ec po eci pa problem”, ka rrëfyer Rama.
Operacioni si ky u bë për të parën herë në Kirurgjinë Vaskulare.
Kirurgu, Bekim Ademi, në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, në një intervistë për KosovaPress, ka treguar për problemin e 46 vjeçarit dhe si erdhi deri tek operimi.
“Pacienti i moshës 46 vjeçare ka pasur mbyllje komplete të aortës abdominale në nivelin e arterieve renale me mbyllje të plotë të të gjitha arterieve të pelvikut dhe deri te arteriet femorale, arterie të cilat e furnizojnë këmbët me gjak, si dhe arteriet ilake interne të cilat i furnizojnë organet e brendshme, organet gjenitale me gjak. Pacienti ka dy, apo tri vite që ka pengesa në ecje, nuk mund të ec më shumë se 10 metra, do të thotë nuk ka kllaudikacione, ftohje gjithashtu ka pasur probleme të disfunksionit erketiv, do me thënë funksionit të potencës për shkak të mungesës së gjakut në organet gjenitale”, tregoi Ademi.
Kirurgu Ademi, më pas ka treguar se në çfarë mënyrë e intervenimit të këtij operacioni, ku sipas tij një intervenim i tillë nuk është bërë më herët pasi pacientët kanë qenë më të moshuar.
“Ne kemi bërë një intervenim të hapur, duke kombinuar metodën e hapur dhe me metodën e mbyllur. Kemi bërë largimin e trombeve nga aorta abdominale, dhe arterieve të pelvikut, arterieve ijake interne dhe arterieve të këmbës. Tek ky pacientë përveç që kemi bërë hapjen e arterieve nga masat arterisklerotike nga masat e trombeve të cilat i kanë datuar pacientët më herët. Kemi bërë një baypass, prej aortës abdominale, nën nivel të arterieve renale, deri në arteriet femorale. Karakteristikë e këtij intervenimi është se kemi bërë një implantim të arteries ilaka interne, implantim i cili nuk e kemi realizuar më herët te asnjë pacientë për arsye se pacientët më herët kanë qenë të moshave të shtyera”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka shtuar se pas intervenimit i është bërë qarkullimi i gjakut në këmbë, është rivendos qarkullimi i gjakut në pelvik, në organet gjenitale, në prostatë, si dhe në pjesën e poshtme të zorrëve.
Një intervenim si ky ka pasur rrezikun e saj, madje vetë mosha e re e pacientëve kishte bërë që doktorët të jenë më sy qelë.
“Nuk është që nuk ka pasur rrezik, mosha e re e pacientit neve na ka shtyrë që të jemi edhe më të vetëdijshëm se sa që jemi si zakonisht, më kompetentë për këtë punë, dhe kjo na ka shtyrë që të jemi edhe më sy qel edhe për shkak të rrezikut të madh që ka pas. Komplikimet e tij kanë mundur të jenë fatale, do të thotë me mbyllje komplete të aortës kemi mundur t’i shkaktojmë probleme më të mëdha në organet e sistemit kardio-vaskular, por fatmirësisht operacioni ka kaluar shumë mirë”, tha Ademi.
Ademi tha se për shkak se pacienti ka sëmundje kronike dhe ka rritje të sheqerit, por që mbyllja e arteries është proces progresiv i cili në vazhdimësi rrjedh dhe që pas një kohë të gjatë mund të edhe t’i mbyllen përsëri. Ai shtoi se me masa preventive të cilat ata i ndërmarrin do t’ia bëjnë që kohëzgjatja e mbylljes të jetë më e largët.