OSBE: Deri më tani nuk ka informacione për probleme gjatë procesit zgjedhor

163

Nga OSBE informuan se deri më tani nuk kanë informacione për probleme në procesin zgjedhor, por vlerësimin preliminar e paralajmëruan për nesër.

Shpresojmë se sot do të jetë një ditë e qetë zgjedhore, pa probleme, pasi që Maqedonisë iu janë të nevojshme këto zgjedhje që të dal nga kriza politike e cila është duke zgjatur dy vite, deklaroi shefi i delegacionit të OSBE-së, Azaj Gulijev.

Ai theksoi se vlerësimi preliminar për zgjedhjet do të jepet gjatë ditës së nesërme, pasi që do t`i sublimojnë vërejtjet dhe rezultatet nga vëzhgimi i tërësishëm i procesit zgjedhor.

Comments