KSHZ: DERI NË ORA 10 JEHONA 9,49 PËR QIND

218
fresco

midle

Deri në ora 10 mëngjesin e sotëm jehona e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare është 9,49 për qind nga 95,09 për qind votat e përpunuara nga numri i përgjithshëm i zgjedhësve të regjistruar në nivel të Maqedonisë, kumtoi në konferencën për shtyp kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor Aleksandar Çiçakovski. Jehona në Njësinë e parë zgjedhore është 11,5 pë qind, në NJZ2 është 9,70 për qind, NJZ 3 është 11,36 për qind, në NJZ 4 është 11.29 për qind, në NJZ 6 është 9.05 për qind, ndërsa në NJZ 6 jehona është 5.10 për qind. Sipas Piçakovskit, nuk ka informacione për paregullsi më të mëdha. Deri në KSHZ disa qytetarë kanë parashtruar ankesa për shkelje të së drejtës së votimit dhe ato nuk shqyrtohen. “Të gjitha vendet janë hapur me kohë dhe votimi vijon në të gjitha vendvotimet. Votimi nga diaspora përpunohet dhe kur do të jetë gati, do të publikohet”; tha Çiçakovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. Sipas Listës së përfunduar zgjedhore, të drejtë vote kanë 1.784.416 shtetas të rritur të Maqedonisë, nga të cilët 1.531.368 në Maqedoni. Në listën e posaçme zgjedhore janë regjistruar 230.122 persona, të cilët konform evidedncës së organit kompetent konsiderohet se janë në punë të përkohshme në vendet e huaja, ndërsa për votim në diasporë KSHZ-ja i ka pranuar paraqitjet e 20.573 qytetarëve.

Comments