Osmani bën homazhe në Izbicë, e quan Serbinë shtet gjenocidal

167
fresco

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe sot në kompleksin memorial në Izbicë për 24 vjetorin e masakrës së këtij vendi.

Të vdekur në këtë masakër mbetën 147 qytetarë, përderisa Osmani e quajti Serbinë shtet gjenocidal që nuk ka kursyer as fëmijët.

midle

“Kjo ka qenë një ndër masakrat më të tmerrshme të Serbisë, të shtetit gjenocidal serb ndaj popullit shqiptar. Dhe krimi nuk përfundoi me vrasjen dhe masakrimin e qytetarëve tanë në Izbicë, por u dyfishua atëherë kur forcat serbe zhvarrosën të vrarët dhe i rivarrosën ata në varrezat masive në vende të ndryshme në Serbi dhe në Kosovë”, ishte shprehur Osmani.

Tutje, presidentja deklaroi se Izbica është ndër dëshmitë e shumëta që tregojnë se Serbia kishte qëllim shfarosjen e shqiptarëve.

“Ndaj edhe sot këtu ndajmë dhimbjen me të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre , sepse dhimbja e tyre është dhimbje e Kosovës. Liria u bë e mundshme shkaku i të gjitha këtyre viktimave, shkaku i luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe natyrisht sakrificës së të gjithëve”, shtoi Presidentja. Nga 147 personat e vdekur në Maskrën e Izbicës, 6 prej tyre janë ende të pagjetur

Comments