Osmani demanton: S’kam kërkuar mbrojtje nga KFOR’i e as s’kam folur me Ambasadorët për Specialen

427

Sot gjatë ditës në disa media është raportuar se kryeparlamentrja Vjosa Osmani ka kërkuar mbrojtje nga KFOR’i si dhe ka lajmëruar ambasadorët se deptetët e Kuvendit po tentojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale. Nga kabineti i kryetares së Kuvendit kanë deklaruar se këto lajme janë të pavërteta.

Nga kabineti i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit përmes një njoftimi kanë deklaruar se komplet lajmi i publikuar në media është i pavërtetë.

Të njejtët kanë kërkuar që të publikohet demanti si dhe të largohet lajmi nga portalet e tyre.

“Lajmi i publikuar sot në portalin “Periskopi: dhe disa media të tjera se kinse Kryetarja e Kuvendit, dr.Vjosa Osmani ka kërkuar mbrojtje personale nga KFOR-i, është i pavërtetë. Poashtu edhe citimi kinse nga takimi i saj me ambasadat e QUINT-it ëhtë i pavërtetë. Ndaj komplet lajmi është i pavërtetë. Kërkojmë nga mediat respektive që ta publikojnë demantin dhe ta largojnë lajmin nga portalet e tyre”, thuhet në njoftim.

Sot gjatë ditës është raportuar se Osmani ka kërkuar mbrojtje nga KFOR’i në një takim që ka pasur me komandatin e KFOR’it.

Sipas këtyre raportimeve, ditë më parë Osmani i kishte takuar edhe ambasadorët e shteteve të Kuintit, të cilëve u kishte thënë se partitë politike po planifikojnë të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale./GazetaExpress/

Comments