Osmani dhe Vuçiq bashkë në darkën e Von der Leyen-it, në Tiranë

67
fresco

6 liderët e rajonit përfshirë Vjosa Osmanin dhe Aleksandër Vuçiq u bashkuan mbrëmë në darkën e organizuar me drejtues të BE-së. Antonio Costa në një postim në rrjetet sociale shkruan se:

Ka një moment të ri në procesin e zgjerimit. Përpjekjet tona të mëtejshme drejt anëtarësimit duhet të udhëhiqen nga dy parime thelbësore: konsistenca dhe besimi.

Konsistencë – nga Bashkimi Evropian, në ruajtjen e zgjerimit si një prioritet politik kryesor. Dhe konsistencë nga partnerët, në përafrimin me vlerat tona dhe në zbatimin e reformave.

Besim – i cili mund të ndërtohet vetëm përmes dialogut të hapur. Brenda vendeve të rajonit, mes partnerëve, dhe me institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare”.

Ndërsa Ursula von der Leyen shkruan në reagimin e saj

“Në Tiranë për takimin e Komunitetit të Politikës Evropiane.

Ky është takimi i parë në Ballkanin Perëndimor.

Një simbol i fuqishëm.

midle

Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet shumë përtej kufijve të Bashkimit Evropian.

Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”.

Takimi i Komunitetit të Politikës Evropiane ka si qëllim të forcojë bashkëpunimin ndërmjet shteteve të BE-së dhe atyre që janë jashtë saj, duke krijuar një hapësirë të përbashkët për diskutime mbi çështje si:

Siguria dhe stabiliteti i rajonit, përfshirë luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj, si dhe menaxhimin e krizave dhe rreziqeve të mundshme të sigurisë.

Zhvillimi ekonomik, duke siguruar mundësi për rritje dhe bashkëpunim në sektorë si energjia, tregtia dhe teknologjia.

Çështjet e energjisë dhe siguria e furnizimit me energji, veçanërisht në kontekstin e pasigurisë energjetike që është shtuar për shkak të Luftës në Ukrainë dhe pasojave që ka kjo luftë në tregjet globale të energjisë.

Ky takimi është i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor pasi tregon angazhimin e Bashkimit Evropian për të përfshirë këtë rajon në proceset politike dhe ekonomike të Evropës. Pjesëmarrësit përfshijnë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe ata të vendeve të tjera të Europës, përfshirë shumë shtete që nuk janë pjesë e BE-së, si Turqia, Ukrainë, dhe shtetet e Lindjes së Mesme.

Takimi është gjithashtu një mundësi për të theksuar vlerat e përbashkëta të Evropës dhe për të promovuar një të ardhme të përbashkët për të gjitha shtetet që ndajnë këto vlera, duke përfshirë lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Comments