Osmani e ashpër ndaj BE-së në Tiranë: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

83
fresco

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lëshuar deklarata të forta në Tiranë ndaj BE-së ku ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Osmani tha se BE-ja po lëshon mesazhe të këqija për rajonin tonë, duke thënë se po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini dhe bllokohet Kosova, shkruan A2 CNN.

midle

“Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së.

Më shumë kemi kërkesë sesa kemi shpresë. Kërkesat tona do të jenë të zëshme”, tha Osmani./Periskopi/

Comments