Osmani: Flamuri kombëtar shqiptar është vendosur para Kuvendit e Presidencës, do qëndrojë gjatë festës

495
fresco

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka njoftuar për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar karshi atij të Kosovës para ndërtesës së Kuvendit dhe Presidencës.

Osmani një gjë të tillë e ka njoftuar përmes ‘Facebook’-ut, teksa ka njoftuar se flamuri do të qëndrojë përgjatë festës së 28 nëntorit.

Tutje, ajo ka uruar festën e 28 nëntorit, shkruan Gazeta Express.

Postimi i plotë:

Për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe para zyrës se Presidentit të Republikës, është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Republikës së Kosovës.

Flamuri do të qëndrojë aty përgjatë festës së 28 Nëntorit.

Urime të gjithëve Dita e Flamurit! /Gazeta Express/

Comments