Osmani: Gjendja e jashtëzakonshme s’ishte e nevojshme, Mustafa duhej të më telefononte mua

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme të cilën e propozoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ishte e nevojshme dhe se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duhej të më njoftonte mua sepse ky vendim duhej të kalonte përmes Kuvendit.
“S’po shihet që ishte e nevojshme gjendja e jashtëzakonshme”, është shprehur Osmani.
Ajo gjithashtu tha se do duhej që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duhej ta telefononte Osmanin sepse vendimi i gjendjes së jashtëzakonshme duhej të kalonte përmes Kuvendit.

“Sa i përket deklaratës së Mustafës, unë do doja që ai të më kontaktonte mua, sepse ky vendim merret në Kuvend, e që ta diskutonim paraprakisht”, ka thënë Osmani.
“Ekspertët e sigurisë thoshin se nuk është e nevojshme gjendja e jashtëzakonshme”
Tutje, ajo tregoi pse nuk është deklaruar lidhje me çështjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri sot.
“Nuk jam deklaruar sepse presidenti nuk e dërgoi dekretin në Kuvend”, shtoi Osmani.