Osmani: Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj

67
fresco

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u shpreh se Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik.

Këtë deklarim Osmani e bëri pas një takimi në Washington me D.C., Zv. sekretarin e Shtetit, Christopher Landau.

Postimi i plotë:

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur në Washington D.C., Zv. Sekretar i Shtetit, Christopher Landau!

Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të tresidentit Trump.

Më shumë siguri.

Më shumë zhvillim.

Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona./Indeksonline/

Comments