Osmani me amerikanët: A po ja kthen shpinën Kurtit për çështjen e dinarit?
Presidentja e vendit Vjosa Osmani në rrjetin social Facebook, ka ndarë një foto me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier dhe disa ushtarakë të po këtij shteti.
Këtë ajo e ka bërë në nderë të shënimit të “Ditës së presidentëve amerikan” e cila shënohet çdo 20 shkurt, shkruan lajmi.net.
Por prezenca e Osmanit me amerikanët a mund të shihet se ajo është në bashkëdyzim me ta, dhe kultivim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve me ta, pasi që shefi i Qeverisë Albin Kurti përsëri i ka tensionuar raportet me amerikanët për shkak të rregullores së BQK’së që largon përdorimin e dinarit në vend nga qytetarët serbë.
Dje Osmani po ashtu tha se Qeveria e vendit duhet të ulët dhe të koordinohet me aleatët për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit.
Kujtojmë që Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James C. O’Brien, para pak dite i dërgoi mesazh Qeverisë së udhëhequr nga Kurti se “kush nuk na trajton si partnerë, as na nuk e trajtojmë si të tillë”.
Po të njëjtat deklarata madje edhe më të ashpëra ishin bërë edhe nga ambasadori Hovenier para disa dite.
Ndërsa ambasadori gjerman, Joern Rohde, para pak jave kishte thënë se ky veprim i institucioneve kosovare vetëm sa i “hedhë benzin zjarrit”./Lajmi.net

