Osmani në Budapest: Kosova e vendosur të çelë kapituj të ri bashkëpunimi me Hungarinë

42
fresco

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova është e vendosur të hapë kapituj të rinj të bashkëpunimit me Hungarinë, raporton Gazeta Sinjali.

Këto komente ajo i bëri gjatë një takimi me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, László Kövér, gjatë qëndrimit të saj në Budapest.

midle

Osmani theksoi gatishmërinë e Kosovës për të ruajtur marrëdhëniet historike mes dy shteteve.

Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për të sjellë përfitime për qytetarët e të dyja shteteve.

“Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të rinj të bashkëpunimit me Hungarinë dhe, në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet mes popujve tanë,” shkroi presidentja Osmani në Facebook.

Comments