Osmani në Nju Jork takohet me studentë shqiptarë: Ata mishërojnë thelbin e rinisë sonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Nju Jork, takoi studentë nga Kosova, Shqipëria e mërgata, të cilët aktualisht studiojnë në disa nga universitetet më prestigjioze të “Ivy League” në Shtetet e Bashkuara.
Osmani në agjendën e saj të ngjeshur përgjatë kësaj jave me takime të shumta, gjeti kohën dhe për mërgatën tonë.
“Nga studimet e politikave deri te neuroshkenca, këta studentë mishërojnë thelbin e rinisë sonë: potencialin e pakufishëm”, u shpreh ndër të tjera Osmani.