Osmani paralajmëron: Në fillim të javës i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

135
fresco

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se nëse nuk ka konstituim të Kuvendit, atëherë në fillim të javës do të dërgojnë rast në Gjykatën Kushtetuese.

“Sa i përket takimeve, kam takuar liderët, me disa jam në komunikim të vazhdueshëm, ne vazhdojmë takimet, megjithatë nuk është roli i asnjë presidenti të negociojë koalicione. Atë e kam të ndaluar me Kushtetutë. Dua ta qartësoj që Kushtetuta nuk lejon që në këtë fazë presidentja ta shpërndajë Kuvendin, dhe ta çojë vendin në zgjedhje. Duhet të plotësohen disa kritere ligjore. Siç e dini kjo ndodh nëse shpërndahet Kuvendi, por ajo bëhet pas konstituimit, nëse dështon zgjedhja e qeverisë, disa mundësi të tjera. Negocimi i koalicioneve, është i partive, nuk mund të ndërhyjë asnjë president. Mund të iu bëj thirrje duke përmendur dëmin, rreziqet që përballet Kosova, e shumë mundësi që humbim nëse nuk kemi konstituim të institucioneve. Jam e bindur që sikur për çdo afat detyrës, edhe për këtë afat që Gjykata e ka shpallur të detyrueshëm, duhet të ketë pasoja juridike. A nënkupton që secili Kuvend pas 26 korrikut është kundërkushtetues, a nënkupton që secili aktv i miratuar është shkelje, a nënkupton që Kuvendi jokushtetues nuk mund të zgjedh as qeveri, nëse vazhdohet kështu edhe pas 26 korrikut, pse është vendosur ai afat. Jemi duke përgatitur lëndën për gjykatë kushtetuese, dhe nëse edhe gjatë këtij vikendi nuk ka marrëveshje me konstituim, atëherë në fillim të javës do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Mund të marrë shumë kohë, e kjo na fut në krizë kushtetuese me të cilën nuk jemi përballur asnjëherë”, tha ajo.

Comments