Osmani uron Ditën e Romëve me vargjet e Kujtim Paçakut
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve.
Osmani ka zgjedhur vargjet e ish-deputetit të komunitetit romë, Kujtim Paçaku për të uruar “Ditën Ndërkombëtare të Romëve”.
Shkrimi i plotë i Osmanit:
Urime Dita Ndërkombëtare e Romëve!
“Kur të vie ajo ditë
E fundit, në tepihun e jetës sime
Ju lus:
Së paku atje të qëndroj
V
E
R
T
I
K
A
L
I
SH
T
Meqë gjithë jetën
S`më lanë se s`më lanë të ngrihem në këmbë!”
(Testament, Kujtim Paçaku)
…e deri sa nuk ia zgjasim dorën për t’u ngritur në këmbë të gjithë atyre që kurrë s’u lejuan të qëndrojnë vertikalisht, asnjë nga ne nuk do të mund të ecë plotësisht e drejtë përpara!