OVL-UÇK ndjehet e injoruar nga Qeveria, i kërkojnë sërish takim urgjent Kurtit

91

Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së po ndjehet plotësisht e injoruar nga Qeveria e Kosovës.

Në mbledhjen e mbajtur të OVL-së, ndër të tjera është diskutuar injorimi që po i bëhet nga ana e Qeverisë qoftë për rritje të pensioneve të këtyre kategorive, qoftë për aktivitete të zyreve, qoftë për rehabilitim në banja, qoftë për shkak të problemeve teknike që kanë këto kategori e nuk mund të pajisen me vërtetime nga zyra për kategoritë e dala nga lufta etj.

Moebel THEMA

Sipas OVL-së, injorimi po bëhet për shkak të mosgatishmërisë së kryeministrit Kurti për t’u takuar.

Sa i përket kësaj, u vendos që të kërkohet edhe një takim urgjent me kryeministrin Kurti, e nëse nuk realizohet, do të shqyrtohen masa të tjera të reagimit” thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Në mbledhjen e Organizatës është diskutuar edhe për procesin gjyqësor të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë, i cili u konsiderua si i padrejtë.

Comments