Pacolli: Do të vazhdoj të bëj edhe punë të tjera të mëdha për Kosovën
Behgjet Pacolli ka prezantuar disa nga investimet milionëshe të “Mabetex”-it në Kosovë, kryesisht fabrika.
Ish-presidenti ka thënë se do të vazhdoj të bëjë edhe punë të tjera të mëdha për këtë vend.
“Kosova që duam…
Me investime e zhvillim ekonomik është Kosova që duam të gjithë. Ju prezantoj disa prej investimeve milionëshe të “Mabetex”-it në Kosovë, kryesisht fabrika. I kam bërë këto investime aty ku më është dhënë mundësia dhe ku më janë ofruar kushtet për investime. Por, ajo çfarë bëmë deri më tash nuk është shumë dhe jo aq sa kam thënë se do të bëjë. Po do të vazhdoj të bëjë edhe punë të tjera të mëdha për këtë vend, për këtë shoqëri të shëndoshë, kudo në Kosovë, pa ndarë dhe favorizuar një komunë a një tjetër.
Nuk ka asnjë vend në botë që më bën të ndihem më mirë se në vendlindjen time. Kushdo që të jeni në jetë, kujtoni gjithmonë rrënjët tuaja” shkruan Pacolli në Facebook./Indeksonline/