Pacolli: Koalicion vetëm me njerëz të pastër si loti

273

Behgjet-Pacolli-2

13:24, 16 Nëntor 2016

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka mbajtur një konference për media, ku të pranishëm ishin dy anëtarët e partnerëve të AKR-së nga Aleanca e Liberal Demokratëve Evropian ALDE, Ilhan Kyuchyuk – deputet në Parlamentin Evropian si dhe Roman Jakiç, ish-Kryenegociator i bisedimeve për anëtarësimin e Sllovenisë në BE.

Gjate kësaj konference u tha që Pacolli ka diskutuar me përfaqësuesit e ALDE rreth perspektivës se të rinjve në Kosovë, zhvillimit ekonomik si dhe lëvizjes së lirë të personave mallrave dhe kapitalit, njofton Klan Kosova.

Sipas Pacollit AKR-ja mund të ofroj perspektivë të qartë për të rinjtë, kështu duke ofruar, 60 -70 mijë vende të reja të punës dhe rritje ekonomike prej 10%.
“Vetëm rritja ekonomike jep perspektive të qartë për të rinjtë e Kosovës. Qeveria e tanishme nuk ka treguar asnjë shenjë që është duke bërë diçka në këtë drejtim. Qeveria nuk ka përmbush detyrat e saja ndërsa AKR do t’i përmbushte këto detyra” ka thënë Pacolli.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve të parakohshme Pacolli ka treguar gatishmëri për koalicion me persona, siç i quajti ai, “te pastër si loti”.

“AKR-ja është konsoliduar dhe është e përgatitur me 36 degë e mbi 45 mijë persona të angazhuar në përfaqësitë dhe përfaqësimin e AKR-së. Do të bëj koalicion vetëm me njerëz të denjë të cilët e duan Kosovën dhe që janë të pastër si loti. Vijat e kuqe janë për partitë që kanë ngulfat AKR-në” deklaroi i pari i AKR-së.

Ndërsa mysafirët e tij janë shprehur të kënaqur për mundësinë e bashkëpunimit me AKR-në, si dhe janë zotuar që të mbështesin Kosovën në proceset zhvillimore dhe integruese.

Comments