Dërguti: Seanca u shty për ta heshtur vdekjen e Astrit Deharit

177

aida-derguti1

“Kjo seancë e jashtëzakonshme është shtyrë për shkak se duan ta heshtin vdekjen e dhunshme të Astrit Deharit”, kështu ka thënë nënkryetarja e kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti në një konferencë për medie ku është folur për seancën e jashtëzakonshme që Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar të mbahej për Astrit Deharin, njofton Klan Kosova.

“Në vend se të kemi një raport shumë të shpejtë të hetimeve, këtu zvarritet më shumë hetimi që vendi i ngjarjes ka qenë brenda burgut të Prizrenit. Sidoqoftë edhe për familjen Dehari, çfarëdo raporti i hetimeve do të jetë i papranueshëm”.

“Ajo çfarë ka ndodhur në rastin e Astrit Deharit, shihet se sistemi i drejtësisë ka dështuar krejtësisht”.

“E gjithë kjo po i bën që mos të lejojnë mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme”, përfundoi Dërguti.

Comments