Pacolli: S’kam marrë kërcënim nga askush

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka folur pas seancës ku u zgjodh qeveria Kurti.
Pacolli tha se nesër në orën 11:00 do ta dorëzojë mandatin e tij si zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm.
Ai ka komentuar edhe mesazhin e publikuar në media, ku thuhet të ketë komunikuar me presidentin e vendit Hashim Thaçi.
“Jo, skam marrë kërcënim nga askush në telefonatë. Ajo telefonatë ishte mes kolegëve të mi të koalicionit”, tha Pacolli. /Lajmi.net/