Pagesa e pensioneve prej 30 janarit

90

Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për pagesë të pensioneve për muajin janar 2023, e cila duhet të mundësojë pensionistët të mund të disponojnë me pensionet e janarit përmes rrjetit të bankomateve dhe në rrjetin tregtar prej 30 janarit.

“Është angazhuar Fondi për sigurim pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut t’i parashtrojë të dhënat për pensionet në bankat afariste më së voni deri më 27.01.2023, me ç’rast rekomandohet që bankat afariste të sigurojnë, pensionistët të mund të disponojnë me pensionet e janarit përmes rrjetit të bankomateve dhe në rrjetin tregtar prej 30.01.2023”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Moebel THEMA

Bankat afariste rekomandohen përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave, të sigurojnë pagesa të gatshme të pensioneve për klientët të cilët nuk përdorin kartela, në katër grupe, sipas vlerës së pensionit.

“për pensione me vlerë deri 11.000 denarë, pagesa të bëhet më 30 janar (e hënë), për pensione me vlerë prej 11.001 deri 14.000 denarë, pagesa të bëhet më 31 janar, (e martë), për pensione në vlerë prej 14.001 deri 18.000 denarë, pagesa të bëhet më 1 shkurt (e mërkurë) dhe për pensione me vlerë mbi 18.001 denarë, pagesa të bëhet më 2 shkurt (e enjte)”, informojnë nga Qeveria pas përfundimit të mbledhjes së sotme.

Comments