Pamje: Këta janë policët e dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

132

Albian Ratkoceri, zyrtar i stacionit policor në Lipjan, u dërgua të enjten në Gjykatë, ku do të paraqitet në seancën dëgjimore për rastin e vrasjes së Agon Zejnullahut.

Pas tij, në Gjykatë arritën edhe katër oficerët e tjerë, rreshteri Ibrahim Nela dhe zyrtarët Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri.

Një video të cilën e ka publikuar të mërkurën portali Koha.net, tregon me pamje zyrtarët policorë të dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të Zejnullahut.

Ibrahim Nela, rreshteri policor, i dyshuar për përfshirje në vrasjen nga pakujdesia të Agon Zejnullahut

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka kërkuar Gjykatës që të caktojë paraburgim prej një muaji ndaj pesë zyrtarëve.

Agon Zejnullahu, 27-vjeçar nga Lipjani, dyshohet se u vra nga pesë zyrtarë policorë në orët e para të së hënës në Lipjan.

Comments