Pamje ndër vite, Edona Llalloshi ruan origjinalitetin e saj

564

Këngëtarja e njohur që muzikën e filloi që në fëmijëri radhitet në mesin e këngëtareve më të njohura të skenës sonë.

E pëlqyer dhe e ndëgjuar nga të gjitha moshat, Edona Llalloshi është ndër të paktat artiste që karriera nuk iu përcoll me asnjë skandal dhe nuk u përfol ndonjëherë për ndonjë operacion plastik.

Ajo njihet si një nga këngëtaret shqiptare që ka ruajtur origjinalitetin e saj jo vetëm në pamje por edhe në stilin e të kënduarit të saj.

Për ju që nuk e dini, Edona krahas karrierës së suksesshme, ka të mbaruar shkollën e ultë dhe të mesme të muzikës si dhe ka studiuar edhe në Fakultetin e arteve, drejtimi i muzikës.

Edona është e martuar dhe është nënë e dy fëmijëve dhe përkundër interesimit për jetën e saj ajo ka arritur që familjen të mbajë larg syrit të medias.

GazetaExpress iu sjell disa pamje të vjetra që nga fillimet e karrierës së saj./GazetaExpress/

Comments