Pamje nga mbledhja e LDK-së, Veliu i ulur përballë Vjosa Osmanit

429

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e Kryesisë.

Në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto momente është duke u zhvilluar mbledhja e Kryesisë, ku po diskutohet për koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

LDK ka njoftuar se pas mbledhjes së kryesisë do të dalë për të folur në konferencë për media, kreu i kësaj partie, Isa Mustafa,

Përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare të LDK-së në Facebook, teksa kanë shpërndarë foto nga mbledhja kanë bërë të ditur se pas përfundimit të saj do të flasë Mustafa.

Në fotot e publikuara shihet se Vjosa Osmani është ulur pran Agim Veliut, më të cilin kohën fundit kishte përplasje.

Ndërkohë, sot gjatë ditës për të kërkuar krijimin sa më të shpejtë të institucioneve, në LDK kanë qëndruar ambasadori amerikan, Philip Kosnett dhe ai britanik Nicholas Abbott. /Lajmi.net/

  

Comments