PAMJET/ Vrasja në Elbasan, momenti kur 58-vjeçari i afrohet gruas me thikë dhe kallashnikov në duar
ABC siguron pamjet nga momenti i vrasjes së ndodhur ditën e sotme në Elbasan ku Liljana Buzo 54-vjeç u ekzekutua nga bashkëshorti i saj Koço Buzo. Nga pamjet në zonë duket momenti kur ai i ka ndërprerë rrugën të ndjerës, teksa në një dorë mbante një thikë ndërsa në tjetrën kallashnikovin. Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Aldo Kozarja se autori e ka goditur gruan fillimisht me thikë në fyt dhe më pas e ka qëlluar me kallashnikov.
E ndjera u qëllua sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku po zhvillonte një seancë për divorcin që kishte nisur me personin që i mori jetën pasditen e sotme. Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo. Ky i fundit plagosi gjithashtu edhe dy persona, një prej të cilëve avokati i gruas, Gëzim Toçila, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.


Si nisën konfliktet mes çiftit
Koço dhe Liljana Buzo do të divorcoheshin me kërkesë të bashkëshortes. Ka qenë Liljana që kishte nisur procedurat e divorcit. Edhe pse ishte kërcënuar nga 58 vjecari mbrëmjen se së mërkurës që të mos shkonte në gjykatë ajo mori pjesë në seancën e parë, atë të pajtimit. Koço Buzo ish polici i bëri priti 50 metra larg gjykatës tek rruga “Ismail Dërbova”. Koço Buzo ka qenë i përjashtuar nga radhët e policisë. Ndërsa njihet si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli. Ndërsa e shoqja kishte punuar më herët si infermiere në spitalin “Xhaferr Kongoli”.
/mv.abcnews.al

