Papa: Ata që bombardojnë Aleppon do t’i përgjigjen Zotit
Papa Françesku ka dënuar sulmin në Aleppo të Sirisë, duke thënë se ata që janë përgjegjës për vrasjen e civilëve do t’i përgjigjen Zotit.
Në një fjalim në Sheshin Shën Pjetri në Romë, ai e ka quajtur Aleppon, “një qytet i martirizuar, ku të gjithë janë duke vdekur”, transmeton arbresh.info.
Forcat qeveritare të mbështetura nga Rusia kanë nisur një fushatë të ashpër për të marrë nën kontroll zonat e rebelëve.
Sulmet ajrore nuk janë ndalur as gjatë natës, ku dy spitale janë goditur duke i hequr nga funksioni.
Papa Françesku u ka bërë thirrje të gjitha palëve që “të përkushtohen me të gjitha forcat për të mbrojtur civilët”.
“Ky është një obligim i detyrueshëm dhe urgjent. Apeloj tek ndërgjegje e atyre që janë përgjegjës për bombardimet, se një ditë do të japin llogari tek Zoti”, ka thënë Papa./arbresh.info