Papa Françesku : Nënë Tereza Nënë e gjithë botës

254

pg-34-pope-getty

Në Vatikan kanë nisur aktivitetet me rastin e shënjetërimit të nënë Terezës.

Jubileu i mëshirës, aktiviteti që po drejtohet nga Papa Francesku sjell dëshmi të personave që kanë njohur e janë frymëzuar prej humanists shqiptare.

Nesër kemi shenjtërimin e Nënë Terezës, e meriton. Eshte nder të shpallim të shenjtë Nënë Terezën. Ta imitojmë për të dhënë gëzim e shpresë. Nënë Tereza na ka bërë të krenohemi ”-tha  Papa Francesku.

Masa të larta sigurie janë marrë në Vatikan për të garantuar zhvillimin sa më të mirë të ceremonisë së Shenjtërimit të Nënë Terezës”, ka deklaruar gjatë konferencës së shtypit Drejtori i Zyrës së Shtypit në Vatikan, Greg Burke.

“Rruga e Pajtimit” që lidh qytetin e Romës me shtetin e Vatikanit është e mbyllur.

Prej ditës së djeshme në Vatikan ka hyrë në zbatim plani i sigurisë së lartë i hartuar nga Prefektura e Romës me rastin e ceremonisë së shenjtërimit të Humanistes shqiptare e kujanë parashikuar të marrin pjesë rreth 100 mijë besimtarë.

Sipas planit të Prefekturës së Romës, i cili do të gjej zbatim deri më ora 15.00 të datës 4 shtator, në territorin përreth mureve të Vatikanit, e në disa rrugë që lidhin qëndrën e Romës me Vatikanin do të ndalohet lëvizja e automjeteve që transportojnë municion, lëndë shpërthyese, fishekzjarrë, armë, substanca toksike.

 

CrWS7cUXYAAI75kCrVBdMUUEAA3fKD

Comments