“Papritmas” thotë Neki Emra! [Video]
Këngëtari i njohur, Neki Emra, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Papritmas” titullohet kënga e tij e re, e cila është ritmike-verore, dhe është punuar nga vet këngëtari.
Tekstin e këngës e ka shkruar gjithashtu vetë Neki, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Florent Boshnjaku.
Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, pasi në të marrin pjesë tre aktorë të njohur shqiptarë: Arjola Demiri, Mevlyd Osmani, dhe Suzana Ajeti – Hajdari.
Këngëtari Neki Emra ka qenë shumë i angazhuar me prurje muzikore dhe koncerte këtë verë.
Ai në një intervistë për Telegrafin muaj më parë kishte treguar se sa i kënaqur është ndarë nga aktivitetet e shumta që ka pasur këtë verë.
“Po gjatë këtij sezoni kemi mjaft mbrëmje muzikore, po ashtu kam një numër të dasmave dhe po ashtu organizime tjera. Tani veç jemi ne valën e madhe te punës kështu që deri në shtator shpresoj dhe uroj që jo vetëm unë po të gjithë kolegët të kalojnë sa më lehtë e sa më mirë”, ishte shprehur Neki Emra. /Telegrafi/