Para garës së balotazhit Kurti rritë pensionet dhe shtesat për fëmijë

180

Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot ka bërë me dije se nga nesër do të rriten pensionet dhe shtesat e fëmijëve.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ai ka thënë se ky është një pretim i tij.

Ndonëse udhëheq një qeveri me mandat të kufizuar, atij nuk i ka penguar t`i marrë këto vendime.

“Ashtu siç ju kam premtuar sot ka lajme të mira edhe për pensionistët sepse pensioni minimal nga 120 euro do të bëhet 150 euro. Duke filluar nga muaji nëntor, i cili fillon nesër. Kjo rritje prek rreth 200 mijë pensionistë dhe kategoritë e pensioneve ato për pensione me aftësi të kufizuar, për të rritur por edhe për fëmijë, pensionin familjar si dhe pensionin invalidor të punës”, ka thënë ai, duke treguar se nga nesër për 50 për qind do të rriten edhe shtesat e fëmijëve.

“Siç e dini kam premtuar se do të ketë lajme të mirë edhe për nënat që marrin shtesa të fëmijëve. Nga muaj nëntor shtesat për të gjithë fëmijët nga 0 deri në 16 vjeç, e që janë rreth 40 mijë do të rriten rreth 50 për qind. Pra, një nën me dy fëmije që këtë muaj ka marrë 40 euro, nga muaj i ardhëm do t`i marrë 60 euro. Një nën me katër fëmijë që këtë muaj ka marrë 120 euro nga muaj nëntor do të marrë 180 euro në muaj, e kështu me radhë ”, ka thënë Kurti.

Comments