Paradite kryesisht me diell, pasdite pritet përkeqësim i motit! Nga e premtja do të ketë rënie të temperaturave

232
fresco

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e pasdites dhe në orët e mbrëmjes do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar, në disa vende me kushte për paraqitje të motit të ligë.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 29 deri në 37 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare. Pasdite në disa pjesë të fushëgropave do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të bjerë deri në 19 gradë Celsius ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.

DPHM kumtoi se në disa vende sot do të jetë mot të paqëndrueshëm, lokalisht në formë të motit të keq, ndërsa në pjesët veriore do të ketë rënie të temperaturës për rreth tre gradë.

Të enjten do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit. Nën ndikim të valës së re të lagësht të premten dhe të shtunën moti do të jetë i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut, rënie të dukshme të temperaturës, lokalisht në formë të motit të keq me shkarkime të forta elektrike, breshër dhe erë të fortë.

Comments