Parakalim festiv në 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut

70
fresco

Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në Prishtinë u mbajt parakalim festiv, ku morën pjesë grupe të ndryshme artistike dhe shoqata kulturore nga trojet shqiptare.

Pjesëmarrësit, të veshur me kostume tradicionale nga treva të ndryshme shqiptare, sjellën përmes paraqitjeve të tyre një mozaik të pasur të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ngjarja u organizua si pjesë e aktiviteteve përkujtimore për figurën e Skënderbeut, simbol i rezistencës dhe unitetit kombëtar.

midle

Parakalimi filloi në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe vazhdoi drejt sheshit “Nëna Terezë”.

 

Comments