Paralajmëron Biden: Putin është mbështetur për muri, mund të zbatojë taktika më të ashpra

4,135

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se ka shenja të qarta që presidenti rus, Vladimir Putin mund të jetë duke u përgatitur për përdorim të armëve kimike dhe atyre biologjike në Ukrainë.

Biden ka thënë se lideri rus “është mbështetur për muri” si rezultat i rezistencës ukrainase dhe se ka rrezik që ai mund të zbatojë taktika më të ashpra.

Moebel THEMA

Vendosmëria e Zelenskyt: Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se shteti i tij nuk do t’iu nënshtrohet ultimatumeve nga Rusia – pasi Moska ka thënë se do t’iu mundësojë banorëve të Mariupolit që të ikin, nëse Ukraina dorëzon qytetin. Ai ka bërë thirrje për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, me qëllim të dhënies fund të konfliktit

Rusia rrit sulmet ajrore: Ushtria ukrainase ka thënë se Rusia ka rritur prezencën ajrore në Ukrainë në 24 orët e fundit

Pretendimet ruse për viktimat: Një medium rus ka publikuar një material, në të cilin është thënë se numri i rusëve të vrarë në Ukrainë është rreth 10,000 dhe se mbi 16,000 ushtarë janë të plagosur. Më vonë ky medium ka fshirë materialet dhe ka thënë se ka qenë viktimë e hakimit. /REL/

Comments