Paraqitja e Kurtit në gjykatë, Behrami: Kurti gjithmonë është i gatshëm të dëshmojë kundër UÇK-së

101

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot është paraqitur para gjykatës në rastin e ish-udhëheqësit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Ai ka bërë me dije se Kurti çdo herë është i gatshme të dëshmojë kundër njerëzve të UÇK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se Kurti nuk i përgjigjet drejtësisë vetëm për afera korruptove.

“Kundër njerëzve të UÇK-së, Albin Kurti gjithmonë është i gatshëm të dëshmojë në gjykatë! Për afera korruptive, për të amnistuar krimet ekonomike, nuk i përgjigjet drejtësisë!”, ka shkruar Behrami.

Comments