Partitë fajësojnë njëra tjetrën për mosbalancimin e njësive zgjedhore

126

Moebel THEMA

 Partitë politike janë të vetëdijshme se moszgjidhja e problemit me njësinë e gjashtë zgjedhore i jep mundësi secilit subjekt për kontestim të rezultateve të zgjedhjeve të dhjetorit. Përfaqësuesi i PDSH-së në emisionin “Rruga drejt” hodhi poshtë mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve nga partia e tij por jo edhe të kontestimit të rezultateve të tyre në rast të parregullsive.

“Ne nga ana tjetër nuk duam të krijojmë një alibi për ndonjë parti tjetër e cila donë t’i kontestojë zgjedhjet, cila do qoftë ajo. Për atë shkak edhe nuk reaguam por me vetë iniciativën që ngritëm në Kuvend e bëmë të qartë”, tha Luan Tresi, PDSH.

Nga LSDM-ja zotohen se kanë qenë për një zgjidhje e cila duhet të vinte nga dy partitë në pushtet. Ata madje kritikojnë qasjen e ministrit të Drejtësisë ndaj këtij problem.

“Deri në shpërndarjen e Kuvendit, asnjë propozim formal nuk erdh nga ana e pushtetit nga koalicioni qeveritar për ridefinimin e përqindjes. PDSH-ja e dha atë në seancën e fundit, praktikisht të parlamentit. Nëse ka qenë problem Kuvendi, s’ka qenë problem ministri Drejtësisë që vjen nga radhët e BDI-së që të propozojë në Qeveri dhe mandej Qeveria të propozojë një ligj të tillë në Kuvend”, deklaroi Edmond Ademi, LSDM.

Nga BDI-ja po arsyetohen se nuk kanë gjetur përkrahjen e partive të tjera për propozimet e tyre por sipas tyre, rezultatet e zgjedhje assesi nuk duhet të kontestohen nga asnjë subjekt.

“Nuk do të duhej të paragjykohej ndonjë skenarë negative lidhur me procesin zgjedhor. Ne kemi pasur propozime në grupet punuese të Kuvendit, në grupet ku marrin pjesë koordinatorët, dy propozime se si të rikonfigurohen njësitë zgjedhore. Për fat të keq nuk kemi pasur mbështetje, nuk kemi gjetur konsensus nga partitë politike”, tha Arbër Ademi, BDI.

LEXO:  Shifrat/ Tahiri: Në 2016 është kultivuar 39% më pak kanabis se në 2013. Qytetarët e varfër që mbjellin kanabis nuk mund të quhen “kolumbianë”

Asnjëra nga partitë politike nuk kanë konfirmuar zërat për listat e deputetëve. Për deri sa nga PDSH-ja njoftuan se kjo është çështje ditësh, nga LSDM-ja thonë se aktualisht janë në proces të diskutimit me partnerët e koalicionit dhe nuk ka asgjë konkrete.

Për shkeljet në Kodin Zgjedhor, Alsat kërkoi qëndrim nga OSBE/ODIHR si monitorues të rregullt të zgjedhjeve. Nga atje njoftuan se misioni i tyre i monitorimit fillon nga fillimi i muajit të ardhshëm, kurse për problemin do të prononcohen pas vëzhgimit të situatës nga afër.

Comments