Partitë Politike në mbështetje të PSP-së në Maqedoni (Video)

131

Image result for partite politike maqedoni

Moebel THEMA

Rafiz Aliti nga BDI thotë se përkrahin punën dhe veprimet e fundit të Prokurorisë Speciale. Sipas tij, shumë çështje të dala nga përgjimet kanë mbetur të hapura.

“Përkrahjen tonë do ta ketë edhe në të ardhmen, në interes të zbardhjes së të vërtetës, për lëndët që ka hapur PSP, dhe për lëndët që i kërkon nga Prokuroria publike e Maqedonisë. Kuptohet për cilat lëndë e kam fjalën, duke u nisur nga rasti i Sopotit, Monstra, Lagja e Trimave dhe ngjarjet në Gjorgje Petrov”, tha Rafiz Aliti, BDI.

Aliti thekson se pas zgjedhjeve duhet të ketë konsensus politik midis nënshkruesve të Përzhinës, për të miratuar ligjet që kërkon PPS.

Ndërsa, kryetari i PDSH-së i pyetur nga TV21 se a po shkelet marrëveshja e Përzhinës, me veprimet partive nënshkruese politike ndaj Prokurorisë Speciale Publike, theksoi se nuk do të përzihet në punët e Katica Janevës.

“Ju kam thënë unë njëherë: kur flet drejtësia, politika nuk flet”, u shpreh Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Partia Liberal Demokrate kërkoi që të mos pengohet drejtësia në vend dhe se është turp që DSK-ja të mos zbatojë urdhërat e gjykatës.

“Pas obstruksioneve të mbrëmshme në punën e PSP-së nga ana e qeverisë, ftojmë Prokurorinë Publike të ngre padi për pengim të punës së PPS-së dhe kundërshtim të urdhërave të gjykatës, pasi ato janë vepra që dënohen me ligj në vendin tonë”, thuhet në reagimin e PLD-së.

Ka reaguar edhe Lëvizja BESA duke theksuar përkrahje për PSP.

“Lëvizja BESA e mbështet fuqimisht punën e Prokurorisë Speciale Publike, por insistojmë edhe ne themelimin e Gjykatës Speciale që do i procedon krimet politike”, theksoi Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA.

Sipas tij, zgjedhjet e 11 dhjetorit do ti japin fund zullumit që është shkaktuar në Maqedoni./Telegrafi/

Comments