Pas barazimit 1-1 ndaj Levantes, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se shumë gjëra i munguan ekipit të tij duke bërë që të humbin pikë të rëndësishme në “Santiago Bernabeu”.
“Na munguan shumë gjëra, fillimi i ndeshjes është i rëndësishëm dhe duhet të luani me intensitet. Pastaj e humbëm Benzeman dhe pësuam gol. Duhet ta fillonim ndeshjen më mirë dhe të shënonim të parët. Por, duhet të kemi durim, duhet të luajmë më mirë ndeshjet e tjera”, theksoi ai.
Kujtojmë që pas 4 ndeshjesh, Reali ndodhet në vendin e katërt me 5 pikë të grumbulluara.