Pas pritjes në Presidencë nga Begaj, Starmer takohet me kryeministrin Rama

Pas pritjes nga presidenti Bajram Begaj në Presidencë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuara, Kier Starmer është takuar me Edi Ramën.
Kjo është hera e parë që një kryeministër britanik viziton vendin tonë.
Vizitën në Shqipëri kryeministri Starmer e nisi në portin e Durrësit.

Ai pa në terren punën e policisë shqiptare dhe agjentëve të NCA Agjencisë Britanike Kundra Krimit të organizuar.
NCA është duke ndihmuar policinë shqiptare në parandalimin e trafikut të emigrantëve drejt Anglisë përmes dokumenteve të falsifikuara.
Po ashtu edhe për zbulimin e parave të krimit të cilat tentohen të futen në Shqipëri të fshehura në furgonë mallrash.