Pas SHBA-së edhe Izraeli godet objektin bërthamor “Fordow”

Objekti bërthamor “Fordow” i Iranit është vënë përsëri në shënjestër, kanë raportuar të hënën disa agjenci lajmesh të lidhura me shtetin iranian, duke cituar zëdhënësin e provincës Qom, ku ndodhet vendi.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim ia atribuoi sulmin Izraelit.

“Nuk do të ketë rrezik ose kërcënim për qytetarët”, ka thënë zëdhënësi i provincës Qom, sipas ISNA-s.
SHBA-ja ka kryer të shtunën në mbrëmje sulme kundër tre prej vendeve kryesore bërthamore të regjimit iranian, përfshirë Fordow.
Fordow është një nga vendet më të rëndësishme bërthamore të Iranit, i varrosur thellë brenda një mali për ta mbrojtur atë nga sulmet.