Pas sherrit me Noizyn, flet reperi i njohur: ‘Nuk flas me të, por…'[Video]
Noizy dhe Gold Ag kanë qenë dikur shokë dhe madje kanë një këngë mjaft të njohur së bashku, me titullin “Ca i bonet Vetes”.
Megjithatë, sot ata nuk flasin më me njëri-tjetrin dhe nuk është zbuluar akoma arsyeja përse ata janë zënë.
I ftuar në emisionin “Nd’rrimi i natës”, Gold Ag ka rrëfyer se ai vazhdon që mos të flasi më me Noizyn dhe kur u pyet se me cilin do të bënte duet midis Noizyt e Getit, ai zgjodhi Getoarin.
Por, pavarësisht se janë zënë dhe nuk kanë kohë që flasin, Gold Ag, i njohur ndryshe si Arian Agushi, ka një opinion të mirë për reperin e njohur.
“Ka kohë që nuk e kam parë dhe as nuk kemi folur. Do e respektoj gjithmonë si personazh. Të kqijat që i kemi duhet t’i përbijmë”, është shprehur ai, duke iu referuar Noizyt.