Pas takimit me Metën, Basha pret Kryemadhin në selinë e PD

Pas takimit me presidentin Meta, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të takohet me Monika Kryemadhin Dhe shpetim Idrizin.
Ende nuk dihet konkretisht se për cfarë do të diskutohet në takimin e tyre, por me siguri do të diskutohet zgjedhjet e 30 Qershorit dhe zhvillimet që do të mbajë opozita.

Takimi pritet të fillojë nga momenti në moment.
Ende nuk dihet se çfarë u diskutua në takimin e Metës dhe Bashës, pasi nuk pati një deklaratë për media. I vetmi reagim ishte ai i Metës, në Facebook teksa shprehej se duhet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.