Pas vrasjes së ambasadorit rus, Tirana ‘blindon’ ambasadat e huaja në Shqipëri


Një ditë pas sulmeve terroriste të njëpasnjëshme në Europë, Policia e Shtetit është vënë në gatishmëri për të mbrojtur ambasadat e huaja në vendin tonë.
Masat e sigurisë janë rritur pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara mbrëmjen e shkuar dhe pas të shtënave me armë mëngjesin e sotëm në ambasadën amerikane në Turqi.
Po ashtu dje një sulm terrorist tronditi Gjermaninë, teksa një person u fut me kamion drejt turmës në një park në Berlin duke lënë 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur.