Hoxha: Duam të zbardhet rasti i Deharit edhe nëse kërkohet ekspertizë ndërkombëtare

Kemi bashkëndjerë dhe bashkëndjejmë me familjen Dehari për humbjen e jetës së të birit të tyre, Astrit Dehari, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, njofton Klan Kosova.
Hoxha ka thënë se kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti.
“Për kundër deklarimeve të ndryshme jam përpjekur që të mos ndërhyjë në zbardhjen e rastit”.
Ajo ka përmendur se ministria qe drejton, ka ndërmarr procedura disiplinore ndaj disa personave ku iu është shqiptuar masa e suspendimit.
“Me urdhër të prokurorit është bërë ekzaminimi i trupit të Deharit, me prezencën edhe të mjekëve të propozuar nga familja, është konstatuar se i ndjeri është vetëvrarë”.
“I jemi drejtuar edhe ambasadës britanike për përfshirjen e policisë së tyre, por që përgjigja ka qenë negative pasi rasti nuk lidhet direkt me shtetin e tyre”.
“Së fundi kemi pretendimet e ekspertëve të Vetëvendosje që e kanë cilësuar si vrasje bashkë me avokatin Tomë Gashi”.
“I kam kërkuar prokurorit që të merret edhe më këto pista që janë hapur”.
“Edhe pas daljes së prokurorisë me raportin zyrtar, ju bëjë thirrje të gjithëve që të distancohen prej deklarimeve rreth punës së institucioneve tona”, ka thënë Hoxha.
“Ministria ka bërë çdo gjë për transparencë të plotë dhe zbardhje të rastit, por gjithmonë të mos bëhet ndërhyrje në punën e institucioneve të pavarura”.
“Sa jam e njoftuar prokuroria është duke hetuar shkaqet e vetëvrasjes së të ndjerit. Jemi të interesuar që rasti të zbardhet edhe nëse kërkohet ekspertizë tjetër ndërkombëtare”.
“Shpreh keqardhje për këtë rast dhe bëjë thirrje që puna dhe deklarimet tona të bëhen me pajtim me ligjet në fuqi dhe mos të tentohet të përfitohet politikisht na raste të tilla”, ka përfunduar Hoxha.